Malcom preferon të transferohet te PSG

Sporti

Malcom preferon të transferohet te PSG

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:26
Ilustrim

Futbollisti i Bordeaux kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. Malcom do të largohet nga Bordeaux në fund të stinorit, për të nisur një aventurë të re me një ekip të madh.

Pavarësisht interesimit nga Premier Liga, 21-vjeçari mund të qëndrojë sërish në Ligue 1, për të veshur fanellën e Paris Saint-Germain, kampionëve më të rinj Francës.

Malcom e pranoi se do të ishte ëndërr për të, të luante me parisienët me këta të fundit të cilët do të bënin një ofertë vetëm nëse Angel Di Maria dhe Julian Draxler do të largohen nga ekipi. Gjatë janarit, interesim të madh për brazilianin ka shprehur Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat