Tradita vazhdon, shqiptari i parë që futet në Akademinë “Top Sport”

Sporti

Tradita vazhdon, shqiptari i parë që futet në Akademinë “Top Sport”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:12
Tradita vazhdon, shqiptari i parë që futet në Akademinë “Top Sport”

Presidenti i klubit të mundjes “Mentaz Allajbegu”, Beni Allajbegu ka qenë shumë i gëzuar kur ka dëgjuar se djali i tij, Williami, kishte dhënë provimin në njërën prej Akademive më të fuqishme botërore në sport “TOP SPORT”. Ai në faqen e tij të fb kishte shkruar “Te dëshirojmë të gjithë të mirë dhe paq suksese djali im i dashur në profesionin e jetës dhe Sportit. Jam krenar me Ty”. Ndryshe, duhet te cekim se në këtë akademi kishin konkurruar mbi 2000 nxënës ku prej tyre vetëm 180 i kanë pranuar. Cekim se ky do jetë shqiptari i vetëm që është fut deri tani në këto studime dhe e njëjta zgjat 4 vite si gjimnaz për sporte, kurse kur ta përfundon ai automatikisht transferohet në qendrën akademike, ku kanë mbaruar top atletet holandez Van Basten, Cruif, Van Gaal, Van Persie si dhe notar te njohur e xhudist olimpik dhe shume sportist te dalluar. Cekim se ky djalosh rrjedh nga një familje e njohur sportive ku gjyshi i tij, Mentaz Allajbegu ishte një legjendë e mundjes dhe sporteve shqiptare. Tradita vazhdon në këtë familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat