Arsenali favorit për të nënshkruar me Luis Enriquen

Sporti

Arsenali favorit për të nënshkruar me Luis Enriquen

Më: 11 prill 2018 Në ora: 14:04
Luis Enriques

Trajneri spanjoll mund të ulet në stolin e klubit nga Londra sezonin tjetër.

Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e Luis Enriques i cili është aktualisht i papunë, pasi u largua nga Barcelona në përfundim të stinorit të kaluar.

Pas interesimit të Chelseat, tani është Arsenali i cili duket se favorizohet më shumë për të nënshkruar me trajnerin spanjoll, i cili do të zëvendësonte Arsene Wengerin. Francezi pritet të largohet nga “Topinjtë” në fund të këtij stinori, pasi ka kohë që nuk po arrin rezultatet e kërkuara nga klubi.

Diario Sport shkruan se gjatë muajit maj do të konfirmohet edhe marrëveshja mes Arsenalit dhe Luis Enriques, i cili do të jetë njeriu i ardhshëm që do ta udhëheq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat