Kosova nikoqire e Norvegjisë

Sporti

Kosova nikoqire e Norvegjisë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga një garë

Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Izrael, Kosova do të zhvillon ndeshjen e radhës kundër Norvegjisë në Prishtinë. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Kombëtarja e meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Norvegjia, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019. Selektori Yll Bislimi ka përzgjedhur të talentet Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtaren sllovene, znj. Milana Kremelj, refer nderkombetar, për të mbikëqyrë  ndeshjen Kosova – Norvegji. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat