Shala synon rezultate të mira në Bullgari

Sporti

Shala synon rezultate të mira në Bullgari

Nga: K.G. Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:43
Edon Shala gjatë një gare

Mundësi i kombëtares së Kosovës, Edon Shala, synon rezultate të mira në turneun ndërkombëtar në Bullgari. “Kosova do të përfaqësohet me mundësin Edon Shala ne turneun prestigjioz ‘Dan Kolov’ në Bullgari. Ky turne është ne kalendarin zyrtar te Federatës Botërore te Mundjes (UWW) dhe do mbahet nga e premtja e deri me me 25 mars në Bullgari.

Në këtë turne Shalën do të udhëhiqet nga trajneri Sylejman Shala. Edon Shala do te qëndroj ne Bullgari disa ditë ku do të jetë pjesë e kampit përgatitor që mbahet në Sofje, në të cilën janë grumbulluar mundësit më të mirë të Evropës”, bëhet e ditur nga FMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat