MKRS i ndan Geta Beqës 10 mijë € pasi fitoi Kampionatin Botëror të Fitnesit

Sporti

MKRS i ndan Geta Beqës 10 mijë € pasi fitoi Kampionatin Botëror të Fitnesit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:39
Gentiana Beqa dhe Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka bërë e ndarjen e shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa.

Beqa ka pranuar shpërblimin çekun prej 10 mijë euro ndërkaq trajneri i saj morri 5 mijë euro.

Beqa në Kampionatin e Bodybuildingut dhe Fitnesit mbajtur në Biarritz të Francës ka marrë Medaljen e Artë.

Me këtë rast, ministri Shala uroi Beqën për suksesin e arritur dhe premtoi se do t’i mbështesë të gjitha sportistët që i sjellin çmime dhe rezultate të mira Kosovës.

“Ju uroj për çmimin. Ministria do të ju përkrah në të gjitha fazat. Do t’i mbështesë të gjithë sportet dhe sportistët që arrijnë rezultate. Ministria ka nënshkruar një rregullore e cila kategorizon sportet. Çmimi që e merrni sot është vlerësim nga ana jonë, të njëjtin do ta merrni edhe në të ardhmen. Lajmet më të mira janë ato për fitimin e medaljeve”, ka thënë Shala.

Sportistja Beqa tha se rruga e saj deri te ky sukses ka qenë e gjatë dhe me shumë sakrifica. Ajo u shpreh se këtë vit do t’i fitojë të gjithë trofetë.

“Ka qenë rrugë e gjatë dhe u shpërblye. Ka edhe një ftese, Spanja nuk na njeh dhe e kam një ftesë speciale nga Madridi ku më ftojnë në prill, e kam sjellë si lloj dëshmie. Synoj që të jem edhe në 2018 dhe ti rrëmbejë të gjitha trofetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat