Dovizioso fiton Çmimin e Madh të Katarit, lë prapa Marquezin

Sporti

Dovizioso fiton Çmimin e Madh të Katarit, lë prapa Marquezin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:22
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso fiton Çmimin e Madh të Katarit, i pari për Botërorin e Vitit 2018 në Moto GP. Piloti italian i Ducatit merr 25 pikët e para dhe hedh që në fillimin kandidaturën për triumfin final.

Dovizioso ishte i jashtëzakonshëm në sprintin final, duke i bërë një surprizë të hidhur spanjollit Marc Marquez të Hondas për vetëm 3 të mijtat.

Zhvilloi një garë të madhe edhe Valentino Rossi, që e kaloi i treti vijën e finishit, ndërsa më pas njëri pas tjetrit mbërritën Crutchlow, Petrucci e Vinales.

Vetëm vendi i 8-të për Zarco, që në provat zyrtare fitoi “pole position”. I pafat piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, që u rrëzua gjatë garës pa mundur të vijojë atë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat