KOK-u: E kemi njoftuar Edonin për faturat, por ai as që është përgjigjur!

Sporti

KOK-u: E kemi njoftuar Edonin për faturat, por ai as që është përgjigjur!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Mundësi më i mirë në Kosovë, Edon Shala, anëtar i KM Prizreni dhe i kombëtares së Kosovës, ka thënë ditë më parë, se nuk është hera e parë që si sportist kërcënohet dhe dëmtohet nga KOK-u. “Bursën që e kam nënshkruar ka qenë 250 dollarë në muaj, ndërsa unë kam marrë vetëm 2.70 cent në ditë”, kishte deklaruar Shala. Komiteti Olimpik i Kosovës, i përgjigjet Edonit për akuza, duke i bërë me dije se duhet t’i sjellë faturat. “Edon Shala ka nënshkruar dy kontrata me KOK-un. Njëra është 150 dollarë në muaj, të cilat KOK -u i ka siguruar nga Solidariteti Olimpik i KON-it, dhe kontratën tjetër në vlerë 100 euro nga KOK-u. Deri më tash, Edoni ka arsyetuar vetëm njërën pjesë, atë të siguruar nga 150 dollarë në muaj nga SO i KON-ut, të cilat i janë paguar nga shtatori i vitit të kaluar, kurse pjesën tjetër nga 100 euro, nuk ka mundur ta arsyetojë ende në mungesë të faturave të shpenzimeve, të cilat duhet të jenë të rregullta dhe jo në formë paragonësh. Para dy javësh, KOK e ka njoftuar Edonin për t'i sjellur faturat, por ai as që është përgjigjur"”, përgjigjet KOK-u për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat