FMK KOK-ut: Këto presione dhe kërcënime në stilin e UDB-së janë të papranueshme

Sporti

FMK KOK-ut: Këto presione dhe kërcënime në stilin e UDB-së janë të papranueshme

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:08
Ja faktet sipas FMK-së

Luftë e ashpër mes Federatës së Mundjes së Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, e cila ka tejkaluar edhe kufijtë sportiv. Federata e Mundjes ia numëron KOK-ut disa gjëra dhe madje ia publikon edhe faktet se sa është paguar mundësi Edon Shala, reprezentues i Kosovës. Federata ka shkuar aq lart sa i ka cilësuar kërcënimet e KOK-ut në stilin e UDB-së.

“Reagim  i Bordit të   Federatës së Mundjes së Kosovës kundër të pavërtetave që  lanson  në publik zyra për media e KOK-ut e kontrolluar nga Besim Hasani dhe Shasivar Haxhijaj. Te nderuar sportist, delegat të federatave në KOK. Zyra për media e KOK-ut lansoj  një të pavërtetë në opinion se gjoja mundësi Edon Shala është mbështetur nga KOK nga muaj shtator i vitit 2017 me nga 250 dollarë në muaj si përfitues i bursës olimpike Tokyo 2020.

Image

Ja faktet sipas FMK-së

Nga  muajit shtator deri sot janë 194 ditë Edon Shala nga KOK është mbështetur me nga 2.65 cent ne ditë. Për  njohësit e sportit kjo shume e alokuar nga KOK është qesharake për  t’u përgatit për ta fituar normën olimpike. Këta dy persona (Besim Hasani  dhe Shasivar Haxhijaj) e  kërcënojnë këtë sportist se do ja ndërpresin edhe këtë shumë simbolike me  një arsye banale që trajneri i tij është prononcuar me një emision televiziv për ndihmën simbolike dhe padrejtësitë që po ja bëjnë këta dy persona mundësve dhe  FMK-së. Këto presione dhe kërcënime në stilin e UDB-së janë të papranueshme nga ne si Bord i Federatës se Mundjes”, thuhet nga Bordi i FMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat