KOK-u: Reagim ndaj gënjeshtrave të trajnerit, Sylejman Shala

Sporti

KOK-u: Reagim ndaj gënjeshtrave të trajnerit, Sylejman Shala

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:23
Besim Hasani

Komiteti Olimpik i Kosovës prej vitesh vazhdon të përkrahë fuqishëm sportistët, duke ndarë bursa të ndryshme, në vlera qindra mijëra euro në vit. Por, për KOK-un është e papranueshme kur sportistët, e aq më tepër këshilltarët e tyre, në këtë rast prindërit e tyre, të cilët janë edhe trajnerë, tregohen mosmirënjohës duke shpërndarë të pavërteta në emisionet televizive. I tillë është rasti i Sylejman Shalës, trajnerit dhe prindit të mundësit, Edon Shala, i cili prej muajit shtator të vitit të kaluar merr bursë olimpike Tokyo 2020 nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Vetë Shala është përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut si kandidat për të fituar normën olimpike Tokyo 2020, për çka merr pagë mujore në vlerë 250 euro.

150 Euro në muajt për të, KOK-u i ka siguruar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse 100 Euro i ndanë nga buxheti i vet, të cilat do t’i marrë për tri vjet. Të thuash se pikërisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës kanë 0 përkrahje dhe deklaratat e tilla se “i kemi quar duart nga KOK-u”, është e pandershme dhe e papranueshme, përderisa i njëjti person vjen në zyret e KOK-ut për t’i arsyetuar shpenzimet nga parat që merr çdo muaj nga KOK-u.

Image

Kontrata

Fotot pasqyrojnë më së miri momentin e nënshkrimit të kontratës së Edon Shalës në tetor të vitit të kaluar. Kujtojmë që Sylejmani ka nënshkruar vetë edhe kontratën për bursë olimpike RIO 2016 për mundësin e tij, Kastriot Sedolli. BE i KOK-ut do të shqyrtojë seriozisht rastin e përgënjeshtrimeve të fundit të Shalës në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, shkaku i të cilit garuesi i tij mund të rrezikojë vazhdimin e marrjes së bursë, thuhet nga KOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat