Federata e Mundjes i quan sharlatan disa në KOK

Sporti

Federata e Mundjes i quan sharlatan disa në KOK

Nga: K.Goca Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:59
Naim Muja e Genc Fazlija

Federata e Mundjes e Kosovës që ka për kryetar Naim Mujën, bojkoton Komitetin Olimpik të Kosovës, saqë i quan disa edhe sharlatanët e këtij institucioni! “Te nderuar: Kryetar, sekretar  dhe anëtarë të Bordit të KOK-ut, të kontestuar nga një pjesë e delegatëve të Asamblesë zgjedhore te KOK-ut te datës 21.12.2016. Bordi i Federatës së Mundjes se Kosovës ka vendosur që të mos merr pjesë në ceremoninë Laureatët e Vitit 2017 organizuar nga Komitetit  Olimpik i Kosovës. Bordi i FMK-së nuk do të merr pjesë në ceremonitë e tilla çka i organizon KOK derisa ketë institucion e udhëheqin sharlatanët e llojit Besim Hasani dhe Shasivar Haxhijaj.

Bordi i FMK-s mendon se këta dy persona janë kanceri i sportit Kosovar, prandaj në meset ku ka sëmundje nuk shohim arsyeje te marrim pjesë”, ky është reagimi i Bordit të FMK-së. Ka kohë që Federata e Mundjes nuk e njeh KOK-un!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat