Albin Tahiri, një dentist në Olimpiadë

Sporti

Albin Tahiri, një dentist në Olimpiadë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Albin Tahiri

Albin Tahiri është sportisti i parë që garon për Kosovën në një olimpiadë dimërore. Ai është në profesion dentist. Eurosport e intervistoi Albinin në një klinikë, ku gazetari ishte në rolin e pacientit në një komunikim me tone humori.

Në një nga dhëmbët ke një vrimë. E përdor fijen për dhëmbët?

Albin Tahiri: Eh! Në ndonjë rast e harroj.

Unë mendoj që duhet ta përdorësh. Dakord? Njerëzit në Kosovë të ndjekin?

Albin Tahiri: Natyrisht. Kjo vlen shumë për ta, nuk kanë patur përvoja të tilla më parë.

Kurioziteti i gazetarit nuk ndalet madje duke rrezikuar për pozicionin që ndodhet.

Image

Është e vërtetë që ti je një denist i kualifikuar?

Albin Tahiri: Po. Mendon se do të bëja diçka të tillë tek ti, nëse nuk do të isha dentist?

Ehe jo. Ka ngjashmëri në punën e dentistit dhe skiatorit?

Albin Tahiri: Në të dy rastet duhet të jesh i kujdeshshëm, duhet të jesh i përpiktë, të punosh shumë.

Për Albin Tahirin, Kosova nuk do të ketë vetëm atë në olimpiadën e ardhshme.

Si i shkon sportet dimërore në Kosovë, pas 4 vitesh?

Albin Tahiri: Unë mendoj se ka shumë sportistë të rinj të gatshëm të japin më të mirën që të jenë në olimpiadë pas 4 vitesh. Unë mendoj se do të shkoj dhe vetë në Pekin. Jam ende i ri dhe plot energji.

A njeh ndonjë sportist tjetër këtu që është parukier?

Albin Tahiri: Unë them që të fillojmë me gërryrjen tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat