Federata e Boullingut e Kosovës për herë të 5-të me radhë e organizon turneun “Ballkan Tournament Kosova 2018” në nderim të Përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës, licensuar edhe nga Federata Evropiane e Boullingut. Gara do të mbahet në Prishtinë me datën 24-25.shkurt nga ora 09:00 në Bo Bowling Albi Mall. Organizatori Mirsad Sejdiu bëri të ditur se pritet një numër i madh i pjesëmarrësve dhe një garë e fortë.