“Gjenerali” Pakult, trajneri kritikon ekipin pavarësisht fitores ndaj Partizanit

Sporti

“Gjenerali” Pakult, trajneri kritikon ekipin pavarësisht fitores ndaj Partizanit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Trajneri Peter Pakult e nisi programin javor për ekipin me një stërvitje të lehtë ditën e hënë, ku futbollistët zhvilluan vetëm palestër në orën 11:00, e cila shërbeu më tepër për rehabilitim muskujsh.

Ekipi doli në fushën e blertë në “Pezë Helmes”, në orën 10:00 të mëngjesit, ku mori ngarkesë të plotë.

Trajneri Pakult foli me lojtarët, ku i përgëzoi për fitoren me Partizanin, për shpirtin e garës dhe lojën e mirë, por natyrisht pati dhe nota negative sa u përket gabimeve në mbrojtje, sidomos në rastin e golit.

E njëjta situatë ka ndodhur me golin e pësuar ndaj Flamurtarit, Kamzës dhe Partizanit, pasi ekipi dominon me lojë dhe pësojnë gol në të parin rast të kundërshtarit. E pikërisht nga shtylla e parë. Tekniku u ka dhënë këshilla sesi të mos pësohen më të njëjtat gola, këto raste duhet të jenë të izoluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat