Honda prezanton motorin e ri

Sporti

Honda prezanton motorin e ri

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Marc Marquez

Honda sot në Xhakarta të Indonezisë ka prezantuar motorin e ri RC213V, me të cilin Marc Marquez dhe Dani Pedrosa do të kërkojnë të mbrojnë titullin që fituan vitin e kaluar.

Marc Marquez thotë se e kanë testuar tashmë motorin dhe shpreson se do të arrijnë të fitojnë dhe dhurojnë spektakël për tifozët.

“Do të punojmë fort që në testet e Katarit me 1 deri 3 mars të marrim të gjitha informacionet e nevojshme për të qenë gati për sezonin e ri. Duam të luftojmë për fitore edhe në këtë sezon dhe të dhurojmë spektakël për të gjithë të apasionuarit e Moto GP”, deklaroi Marquez.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat