KOK, FFK, FBK, FHK, FVK në gjumë, a mos po frikësohen t’i reagojnë garave ilegale serbe në Kosovë?

Sporti

KOK, FFK, FBK, FHK, FVK në gjumë, a mos po frikësohen t’i reagojnë garave ilegale serbe në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Me 17 shkurt Kosova feston dhjetëvjetorin e Pavarësisë. Kosova është e njohur ndërkombëtarisht dhe me të gjitha sportet është e pranuar në mekanizmat ndërkombëtar. Nesër shënojmë dhjetëvjetorin e shtetit, kurse Serbia me klubet e ndryshme, që nga Partizani i Beogradit, Cërvena Zvezda e Beogradit, Radniçki i Kragujevcit, Borac i Çaçakut e etj. si në futboll, si në basketboll, si në hendboll e volejboll por edhe në sportet tjera, vijnë e luajnë me klubet serbe sikurse në bahçe të babës!

Vijnë e zhvillojnë garat e Serbisë, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës me federata tjera, nuk e kanë guximin të reagojnë. Një gjumë i thellë deri në pikën e fundit. Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sporti e Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Volejbollit e Kosovës, a thua po i frikësohen  klubeve serbe që luajnë ilegalisht në territorin e shtetit tonë, apo çfarë po ngjan? Askush nuk e ka të qartë!  Këto federata  me KOK-un e kanë fuqinë të reagojnë në instancat më të larta, por pse nuk reagojnë publikisht askush nuk e di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat