“Shtegu i Shpresës” mbahet më 3 dhe 4 mars

Sporti

“Shtegu i Shpresës” mbahet më 3 dhe 4 mars

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:54
“Shtegu i Shpresës”

Organizata e pavarur jo fitimprurëse, Kosova Trail Running Association organizojnë “Shtegun e Shpresës” (Trail of Hope) me rastin e shënimit të 20-vjetorit të fillimit të luftës dhe 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Më datën 3-4 mars do të organizohet një vrapim, i cili do të fillojë në Prekaz dhe do të vazhdojë Gllogjan, për të përfunduar në Koshare.

Distancat e vrapimit do të mbahen në 100km me D+ 2000m, 50km me D+ 1120m, 21km me D+ 730m, dhe 14km me D+ 300m.

Ndryshe, Kosova Trail Running Association ka për qëllim promovimin dhe masivizimin e vrapimit malor, duke organizuar gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat