Haxhimusa: Kushtet janë shumë të rënda

Sporti

Haxhimusa: Kushtet janë shumë të rënda

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:05
Atdhe Haxhimusa

Brengosëse është se, në Kosovë nuk kemi pishina olimpike të mbyllura! Kosova ka talent të shumtë të notit, që një ditë shpresojnë të kenë kushte dhe pishina sa më shumë sidomos olimpike. Ndër talentet e notit është edhe 17 - vjeçari Atdhe Haxhimusa, anëtar i Kastriotit nga Ferizaj. Ai shpreson se shumë shpejt do të shkojë në Basel, ku do të mbahet një kamp i notit po ashtu shpreson të jetë një garues i nivelit evropian. 

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Atdhe Haxhimusa: Synimi im është që krahas mësimit, ku mendoj që pas përfundimit të shkollimit të mesëm të jem student i Fakultetit të ndërtimtarisë,  prioriteti  im i dytë është që t’i kushtoj një rëndësi të veçantë edhe sportit të notit, që për momentin kam ambicie të mëdha, të jem një garues i nivelit evropian, veçse e gjitha varet se çfarë kushte financiare do të kemi, sepse kur dihet se sporti i notit është një ndër sportet më të shtrenjta.

“Bota sot”: Vlerësoheni ndër talentët më të mëdhenj...

Atdhe Haxhimusa: Është e vërtetë se për kushtet që ka pasur klubi  im, vërtetë unë dhe shokët e mi që nuk mundëm pa i përmendur, si Dardan Vishi, Adea Alidema, Yll Halili, Erind Braha, Dea Misini, Gentian Mehmeti, Jona Hamdiu, Eni Mehmeti, mendoj se kemi talent të madh kur dihet se në periudhat dimërore me tri stërvitje në javë kemi arritur të marrin medalje të shumta në garat e Kosovës. Sepse klubet tjera stërvisin për çdo ditë edhe atë edhe në kohën e dimrit, ndërsa klubi  im në periudhën e dimrit kemi vetëm tri stërvitje (tri orë) në javë ku është shumë pak për një sportist të notit, por mua më kanë ndihmuar edhe stërvitjet e përbashkëta që kemi pasur me dy ferizajas që jetojnë në Zvicër: Rina Zejnullahu, kampione e Zvicrës në krol në distanca të gjata,  dhe Thesar Avdullahu i cili është  kampion evropian në disiplinën delfin dhe miks, që të dy gjatë kohës së verës janë bashku me ne.

“Bota sot”: Garoni në disa disiplina, cila është më e vështira?

Atdhe Haxhimusa: Noti dihet se është sport i rëndë sepse zhvillohet në ambient tjetër (ujë), por unë kisha veçuar si më të vështira startet dhe kthimet të cilat duhet të ekzekutohen në mënyra profesionale, por edhe delfini dhe kroli vërtetë janë të mundimshëm, sepse krahas teknikës nevojitet edhe të jesh kondicionalisht i përgatitur mirë.

“Bota sot”: A është konkurrencë e madhe?

Image

Atdhe Haxhimusa: Vërtetë është konkurrencë e madhe, kur dihet se sporti i notit ka filluar të zhvillohet shumë fal organizimeve që po i bënë Federata e Notit të Kosovës. Sipas mendimit tim sekretari Astrit Haliti dhe gjithë anëtarët tjerë, të cilët në kushte shumë të vështira, na kanë mundësuar që përpos garave të marrin pjesë edhe në stërvitjet e klubeve, dhe kjo sipas mendimit tim e ka rritë edhe nivelin garues. Ndërsa sa i përket rivalëve normalisht që garuesit nga Prishtina janë rivalë të fortë, por dihet se ata kanë kushte shumë më të mira se klubi ynë, megjithatë unë po besoj që shumë shpejtë edhe komuna jonë do të na krijoj kushte së paku me ndërtimin e një pishine të mbyllur dhe pastaj do të jemi të barabartë në matjen garuese.

“Bota sot”: Cilat janë kushtet në përgjithësi?

Atdhe Haxhimusa:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat