Karate, të parët e gjyqtarëve botërorë sërish në Kosovë

Sporti

Karate, të parët e gjyqtarëve botërorë sërish në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:33
Javier Ecalante dhe Rober Hamara

Federata e Karatesë e Kosovës do të mbaj seminarin për gjyqtarë dh trajner të dytin gjatë këtij viti i udhëhequr nga kryetari i gjyqtarëve botëror, Javier Ecalante dhe sekretari i komisionit të gjyqtarëve, Rober Hamara.

Ky seminar ka të bëjë me rregullat e reja të garave të cilat do të aplikohen nga viti 2018, dhe do të organizohet sot dhe nesër në Prishtinë.

Seminari është obligativ për të gjithë gjyqtarët, trajnerët dhe zyrtarë të FKK-së.

Sipaas njoftimit të Federatës, trajnerët të cilët nuk ndjekin këtë seminar nuk do të mund t’i nënshtrohen provimit për t’u licencuar nga FKK-ja, për vitin 2018 dhe për t’u akredituar në nivel ndërkombëtar.

Seminari është obligativ edhe për të gjithë gjyqtarët pavarësisht licencave që posedojnë nacionale apo ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat