Shuhet në aksident rrugor arbitri, futbolli gjerman në zi

Sporti

Shuhet në aksident rrugor arbitri, futbolli gjerman në zi

Nga: Fitim Dika Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:17
Aksidenti

Futbolli gjerman është në ditë zie, pasi arbitri Steffen Mix (27) nuk është më! Ai ka vdekur mëngjesin e së dielës rreth orës 5.50 në afërsi të Aschaffenburg. Ai referonte në ligën rajonale, ndërsa shpresat ishin që të vijonte karrierën në Bundesligë, shkruan “Bild”.

Sesi ka ardhur deri te aksidenti, policia nuk ka dhënë sqarime. Arbitri i ndjerë 27 vjeçar, një ditë më parë kishte referuar ndeshjen mes Pipinsried dhe Buchbach (0:0)./Bota sot

Image
Steffen Mix
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat