Pole i Vinales në Aragon, super Rossi, renditet i 3-ti

Sporti

Pole i Vinales në Aragon, super Rossi, renditet i 3-ti

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:55
Moto

Vetëm 23 ditë pas dëmtimit në këmbën e djathtë, ku pësoi frakturën e tibias dhe peronit Valentino Rossi siguron një rezultat të jashtëzakonshëm në provat zyrtare të Spanjës, ku 7 herë kampioni i botës prësa i përket “klasit mbretëror” do të startojë garën nga vija e parë. Paradite, në sesionin e katërt të provave të lira të Cmimit të Madh të Aragonit 38-vjecari italian nuk shkoi më larg se vendi i 16, megjithatë në provat kualifikuese vetëm disa orë më vonë “doktori” mposhti dhimbjet dhe regjistroi kohën 1’47″815, duke e mbyllur ditën në pozicionin e tretë, vetëm 0,180″ larg vendit të parë.

Për fatin e tij të keq “pole position” u sigurua nga shoku i tij te Yamaha zyrtare Maverick Vinales, që ndaloi kronometrin në kohën 1’47″635. Pasi startoi i pari në Cmimin e Madh të San Marinos 22-vjecari ga Katalunja regjistroi kështu të dytën pole radhazi dhe të pestën për këtë sezon, një arritje e shkëlqyer për Vinales në aspektin personal, duke patur parasysh që Valentino Rossi nuk është nisur kurrë nga vendi i parë. Ekzaktësisht me 0,1″ diferencë në vendin e dytë u rendit Jorge Lorenzo. Në cirkuitin Motorland të Aragonit 3 herë kampioni i botës ka fituar 2 nga 3 garat e fundit, sidoqoftë piloti i Ducati-t do të jetë i rrethuar pra në start nga dy pilotët e skuadrës Yamaha.

Pas treshes së parë u klasifikuan tre Honda radhazi, e cuditërisht më mirë u pozicionua motori klient i Lucio Cecchinello-s i drejtuar nga piloti britanik Cal Crutchlow, që mbeti jashtë podiumit për vetëm 0,015″. Kampioni në fuqi Marc Marquez që në Aragon ka fituar në vitet 2013 e 2016 e përfundoi ditën në vendin e pestë, me tre të dhjetat vonesë kundrejt Vinales, ndërsa vija e dytë u kompletua nga piloti tjetër i skuadrës HRC Dani Pedrosa. Zhgënjeu Andrea Dovizioso, që i mbylli provat zyrtare në vendin e shtatë, 0,5″ larg vendit të parë, gjithsesi të dielën gjërat pritet të ndryshojnë. Meteorologët kanë parashikuar kushte të shkëlqyera, kështuqë pritet një garë tepër e fortë për kreun, duke patur parasysh që dyshja Marquez – Dovizioso udhëheq kampionatin, në kuotë të njëjtë pikësh, ndërsa Vinales ndjek me vetëm 16 pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat