“Dardanët” kërkojnë përshpejtimin e ndërtimit të stadiumit nacional

Sporti

“Dardanët” kërkojnë përshpejtimin e ndërtimit të stadiumit nacional

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:18
Ramush Haradinaj dhe Lulzim Berisha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, ai u njoftua me nevojat dhe kërkesat e “Dardanëve”, si përshpejtimi i ndërtimit të stadiumit nacional “Dardania Arena”, pasi sipas tyre ai duhet të mbajë këtë emërtim.

Po ashtu është biseduar për zbatimin e Ligjit për Sponsorizim, si dhe legalizimin e një hapësire në kryeqytet për veprim dhe akomodim të tyre.

Haradinaj u zotua se do t’i mbështesë “Dardanët” në misionin e tyre për ta ngritë lart imazhin e vendit, kudo që ata paraqiten, duke shfaqur besnikërinë e tyre ndaj atdheut përmes animit fer, por edhe duke krijuar lidhje të reja e miqësore me tifozët vendase dhe ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat