“Gërmia555” befasoi në garën triatlon

Sporti

“Gërmia555” befasoi në garën triatlon

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2017 Në ora: 16:59
Garuesit e Gërmia555

Triatlon është ndër sportet atraktive në botë dhe që gëzon një simpati edhe në shtetin e Kosovës. Klubi maratonik “Gërmia555” nga Prishtina, ka marrë pjesë në Shirokë, për herë të pare duke e përfaqësuar Kosovën në një sprint triatlon.  “Gara e triatloni Labeat u mbajt në Shirokë të Shkodrës, në mesin e garuesve nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Hungaria morën pjesë edhe pesë garues nga Kosova. Kosovën e përfaqësoi ekipi “Gërmia555” me pesë pjesëmarrës.  Me sukses garën e përfunduan: Ukë Gashi, Nebahate Maqestena, Armend Mullarama, Fidan Rexha dhe Tirron Mamusha i cili u rendit i 11-dhjeti! Triatloni Labeat përbëhej nga këto disciplina: 750 metra not, 10 kilometra biçikletë, 5 kilometra vrapim. Gërmia555 është klubi i parë sportiv nga Kosova që merr pjesë në një ngjarje të tillë sportive!”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, Nebahate Maqastena, garuese.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat