Shkololli: Sport atraktiv në Kosovë, që emocion të rinjtë

Sporti

Shkololli: Sport atraktiv në Kosovë, që emocion të rinjtë

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2017 Në ora: 15:36
Egzon Shkololli

Është një nga sportet pak të njohur në shtetin e Kosovës, por në fakt është atraktiv dhe zgjon kureshtjen edhe nga të rinjtë, pa dyshim është sporti CrossFit. Egzon Shkololli nga Peja, është ndër të parët në Kosovë që ka filluar të praktikojë ushtrimet fizike CrossFit. I riu 28-vjeçar, punon me përkushtim dhe me synim që këtë sport një ditë ta bëj shumë të popullarizuar.

Është nga sportet që ka shumë elemente atraktive, por që duhet punë e angazhim dhe gjithsesi edhe talent. Shkulolli  vazhdimisht stërvitet, por ka edhe një mesazh: Merreni sa më shumë me sport, sepse ai ta zhvillon trupin dhe të mban gjithmonë të shëndoshë sidomos ta pasuron mendjen. Me një fjalë, Shkololli e bëri të famshëm CrossFitin ne Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat