Van Dijk edhe më pranë Liverpoolit

Sporti

Van Dijk edhe më pranë Liverpoolit

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 20:17
Virgil Van Dijk

Mbrojtësi holandez ka kohë që kërkohet nga The Reds.

Liverpooli është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Southampton për transferimin e Virgil Van Dijk.

Vetë futbollisti ka lënë kampin përgatitor me Southamptonin për të qenë i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpooli e ka rritur ofertën në 50 milionë funte për shtatlartin dhe njëkohësisht ka kërkuar falje pas akuzave të The Saints se po ushtronte presion për transferimin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat