Faruk Domi i pikëlluar që humbi shokun: Lamtumirë kampion

Sporti

Faruk Domi i pikëlluar që humbi shokun: Lamtumirë kampion

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:56
Pamje nga një garë

Ish-futbollisti i mirënjohur, Faruk Domi, është shumë i pikëlluar që ka humbur një mik të madh, një sportist të madh. “Ndodhi një tragjedi e rëndë në lumin Dri tek ura e fshejtë ku pas një kërcimi provues nga shkëmbinjtë pas urës tashmë i ndjeri Sali Riza humbi jetën. Saliu ishte padyshim ndër kërcyesit më cilësor në tërë historikun e kërcimeve në ujë nga ura e fshejtë dhe kampion i shumëfishtë.
Gjakova dhe Kosova humbi njeriun i cili tërë jetën ia kushtoi lumit Dri tek ura e fshejtë duke demonstruar cilësi, guxim dhe mbi të gjitha teknika e tij dallëndyshe ishte e veçantë dhe paparë. Miku i ynë u prefsh në paqe gjithnjë do kujtohesh nga dashamiret e këtij aktiviteti mjaft atraktiv por edhe nga mbare sportistët mbarëkombëtar”, shkruan Domi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat