Inter refuzon 40 milionë euro për Perishiq

Sporti

Inter refuzon 40 milionë euro për Perishiq

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 22:40
Perishiq

Skuadra italiane e futbollit Inter ka refuzuar të premten ofertën marramendëse të Manchester United për shërbimet e futbollistit Ivan Perishiq.

Në fakt, Interi sot prezantoi  trajnerin e ri Luciano Spalletti, i cili ka shfaqur dëshirën që ta mbajë Ivan Perishiq në radhët e veta.

Interi ka hedhur poshtë ofertën prej 40 milionë eurosh, pasi ka kërkuar që skuadra angleze të ngritë ofertën në 50 milionë, shkruan Sky Sports.

Vetë Perishiq nuk ka asgjë kundër transferimit, pasi të luash për Manchester do të thotë se mund të luash edhe në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat