Kampioni i ‘MotoGP’ aksidentohet me biçikletë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Sporti

Kampioni i ‘MotoGP’ aksidentohet me biçikletë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 18 maj 2017 Në ora: 06:35
Nicky Hayden

Bota e motoçiklizmit është në ankth për Nicky Hayden. Piloti 35-vjeçar amerikan, ish-kampioni i MotoGP në vitin 2006 dhe sot i angazhuar në Superbike me Honda, ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm me makinë.

Hayden ishte me biçikletë në Rimini, kur u përplas me një makinë. Menjëherë  u dërgua në spitalin e Riminit, por kushtet e tij vazhdojnë të jenë shqetësuese.

Incidenti ndodhi jo shumë larg autodromit të Misanos, ku Hayden po pedalonte me një grup çiklistësh. Papritmas u përplas me një Peugeot 206 që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Kampion i Kentucky-t depërtoi në xhamin e përparmë, ndërsa biçikleta e tij përfundoi në një gropë me ujë pranë rrugës.

Ai ndodhet në prognozë të rezervuar për shkak të një traume të rëndë abdominale dhe kranike. Ende nuk është i vetëdijshëm raporton Sport Mediaset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat