Haliti: Kemi bërë kërkesë për pishinë olimpike, por...

Sporti

Haliti: Kemi bërë kërkesë për pishinë olimpike, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:34
Astrit Haliti

Si në shumë sporte tjera edhe noti ballafaqohet me telashe të ndryshme!  Brenga më e madhe është mungesa e një pishine olimpike e cila do të krijonte kushte ideale edhe për punë edhe për zhvillimin e këtij sporti. Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon për peripecitë që kanë, por sipas tij, ky vit do të jetë edhe me suksese.

“Bota sot”: Deri më tash janë organizuar disa seminare në nivel ndërkombëtar, çfarë përfituat më shumë?

Astrit Haliti: Sigurisht seminarët që janë organizuar deri tani kanë pasur një ndikim të mirë në njoftimin me metodat e stërvitjes sportive në not dhe gjithashtu edhe përmirësimin e rezultateve në sportin e notit. Mirëpo, seminari që organizohet nga data 20-26 të këtij muaji është i një rëndësie të veçantë, pasi që organizohet për herë të parë nga FINA dhe është zyrtarisht edhe në kalendarin e Federatës ndërkombëtare të Notit dhe ka një kohëzgjatje shtatë ditore dhe ligjërues të nivelit të lartë, dhe besoj se ky seminar do të jetë vazhdimësi e bashkëpunimit me Federatat Ndërkombëtare si FINA dhe LEN, si dhe vazhdimësi e ngritjes profesionale të trajnerëve që të njëjtat mësime t’i përdorin në programet stërvitore në klubet ku punojnë dhe gjithashtu edhe realizim i planit dhe programit të hartuar nga Federata për vitin 2017.

“Bota sot”: A mendoni se kemi kuadro të trajnerëve, apo aktualisht duhet t’i angazhojmë edhe nga jashtë?

Astrit Haliti: Nëse pyesim a kemi kuadro? Unë nuk mund të japë një përgjigjeje të saktë derisa kemi këtë nivel të infrastrukturës, por mendoj se kemi kuadro të cilët punojnë me dëshirë të madhe në sportin e notit dhe sigurisht që nevojitet edhe seminare të tilla sikurse ky që do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim në mënyrë që të pasurohen njohurit e trajnerëve.

 “Bota sot”: Cila është gjendja e përgjithshme e notit, kemi pishina të mirëfillta?

Astrit Haliti:  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat