Handanovic: Ky do të jetë klubi im për sezonin e ardhshëm

Sporti

Handanovic: Ky do të jetë klubi im për sezonin e ardhshëm

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:49
Samir Handanovic

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka mohuar spekulimet rreth largimit nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Handanovic ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Por, ai ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

“Do të mbetem në Inter edhe pa Ligën e Kampionëve, nuk është e thënë se duhet të largohem menjëherë”, deklaroi Handanovic për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të luaj deri në moshën 40-vjeç, pastaj të mbetem në futboll, por jo me detyra në fushën e lojës”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat