Kuka: Fjala ju dha vetëm Majlindës, pak me emocione

Sporti

Kuka: Fjala ju dha vetëm Majlindës, pak me emocione

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 23:29

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është tepër i lumtur për nderin që iu bë shtetit të Kosovës nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Faktikisht Kosova është shpërblyer me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Kuka ka postuar edhe një shkrim pas marrjes së shpërblimit, ku është në foto edhe Majlinda, e arta olimpike në kategorinë 52 kg në Rio.

Majlinda shihet në foto me Dritonin dhe Rafaela Silva. “Në mesin e 9 medalistëve të artë në Rio 2016. Nga 9 shtete të Nominuar fjala ju dha vetëm Majlindës pak me emocione por ja vlen të dëgjohet!”, shkruan Kuka, ku ka postuar një video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat