Nishevci: Shpresoj të jem në Tokio

Sporti

Nishevci: Shpresoj të jem në Tokio

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2016 Në ora: 19:45
Herolind Nishevci gjatë garës

Fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, karateisti Herolind Nishevci, dje është kthyer në Kosovë. Ai është i ngazëllyer që i solli medalje shtetit të Kosovës dhe tani ka synime tjera madje ka mendjen edhe te Lojërat Olimpike që mbahen në vitin 2020. Nishevci shprehet se në vitin e ardhshëm do ta presin sfida të mëdha e ndër to edhe Kampionati Evropian.  Garuesi ynë shkëlqeu në Kampionatin Botëror që u mbajt në Linz të Austrisë , mbi të gjitha lë pa fjalë edhe organizatorët e kësaj gare për kualitetet që ka dëshmuar në një konkurrencë të tmerrshme. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregoi se sa ishte vështirë për ta fituar medaljen në kategorinë +84 kg. 

“Bota sot”: Sa ishte vështirë rruga deri te medalja e bronztë në kategorinë +84 kg në Kampionatin Botëror?

Herolind Nishevci: Isha përgatitur shumë këtë herë për arsye se para dy viteve isha në të njëjtën pozitë, por humba në sekonda e fundit dhe u rendita i 5-ti në botë. Për këtë garë isha përgatitur edhe më shumë dhe erdhi momenti dhe mendoj që mundi mu shpërblye.

 “Bota sot”: Para fillimit të Kampionatit Botëror, a keni pritur se do të fitoni medalje apo tejkaluat parashikimet?

Herolind Nishevci:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat