Hamilton pret garën, optimizëm për finalen e Formula 1

Sporti

Hamilton pret garën, optimizëm për finalen e Formula 1

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 19:52
Hamilton

Me vetëdijen se do t’i duhet të fitojë 3 garat e mbetura të sezonit, por duhet të shpresojë edhe se dikush lart atje e ka ende për zemër, Hamilton u shfaq pa presion dhe optimist për ndalesën e radhës së Formula 1.

Në Meksikë, pretendenti kryesor Nico Rosberg do të ketë “match point” e parë për të fituar titullin, por edhe pse rrethanat janë të favorshme për gjermanin, nga shoku i tij në bokse do të ketë kërcënim permanent. 

“Po numëroj orët deri në startin e garës në Meksikë dhe ndoshta këtu do të jem më i qetë se Rosberg, pasi e di tashmë se gjërat nuk janë në dorën time. Ajo çfarë mund të bëj është të kem në kontroll makinën, dhe këtë do ta bëj. Fokus maksimal dhe energji për të arritur objektivin, ashtu siç bëra fundjavën e kaluar. Nëse nuk fitoj, atëherë do të shoh drejt të ardhmes”, tha Hamilton.

“Nuk do të guxoj në pistë më shumë se ç’kam bërë zakonisht edhe pse jam një pilot që më pëlqen rreziku. Sigurisht që nuk mund ta mohoj se dy synoj fitoren me çdo mjet, por deri sa të më rrahë zemra e deri sa të më lejojë matematika, do të luftoj edhe sikur të jetë 1% mundësi”, tha piloti i Mercedes. 

Në pistën e Ostin në SHBA, Lewis Hamilton pranoi e ndjeu shpesh zhurmën e motorit sikur diçka shkonte keq, por në raundet e mbetur shpreson se nuk do ketë probleme. 

“Ka një ekip të tërë që punon shumë për të evituar gjithçka të keqe në garë. Ka patur disa episode që nuk kemi mundur ti kontrollojmë dhe kjo është e dukshme pasi po konsumoj motorin numër 8 këtë sezon, por kam besim se çdokush po jep maksimumin”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat