Helikopteri i ndihmës së shpejtë ulet në stadium, në mes të ndeshjes në Sarandë

Sporti

Helikopteri i ndihmës së shpejtë ulet në stadium, në mes të ndeshjes në Sarandë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:38
Helikopteri

Një rast i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, konkretisht në fushën e Butrintit të Sarandës, teksa po zhvillohej një ndeshje e Kategorisë së Parë.

Të dy skuadrat së bashku me arbitrin kanë ndërprerë takimin, për të liruar fushën në mënyrë që të ulej helikopteri i ndihmës së shpejtë, pasi nuk ka një pistë të mirëfilltë në qytet.

Një rast sa i çuditshëm, aq edhe komik ky që ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri.

Të gjithë të pranishmit në stadium, nisën të filmonin nga celularët, por kishte edhe nga ata që mbeten të habitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat