Mjafton Kane, Totenham mposht 1-0 Sunderland

Sporti

Mjafton Kane, Totenham mposht 1-0 Sunderland

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 23:00
Totenham Hostspur

Totenham Hostspur vijon Serinë e rezultateve pozitive në këtë sezobn të Premier Leagues. Londinezët mposhtën 1-0 Sunderlandin në White Hart Lane dhe mbeten në vendin e tretë të renditjes me 4 pikë me pak se Manchester City kryesues. Goli i Harry Kane në pjesën e dytë i mjaftoi formacionit të Mauricio Pochetinos për të marrë tri pikë në një sfidë që konsiderohej e lehtë në letër, por që mbeti e hapur deri në sekondat e fundit të saj.

Në minutën e 16 Harry Kane pati një rast të mirë për të zhbllokuar takimin, por Pikford nuk lejoi ndryshimin e rezultatit.

Në fund të pjesës së parë Sunderland u kundërpërgjigj me Pienar, që u bllokua në momentin e fundit nga mbrojtja.

Vendasit ushtruan presion të vazhdueshëm edhe në pjesën e dytë derisa e gjetën golin me Kane, i cili reagoi në kohë pas një topi të mbetur në zonë.

Totenhami pati të tjera mundësi të arta për ta mbyllur ndeshjen, por që nuk i shfrytëzuan nga Delle Alli, Eric Dier 74 dhe Eric Lamella 86.

Në minutën e 90 Adnan Januzaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Sanderlandin në inferioritet numerik. Rezultati mbeti i pandryshuar në kohën shtesë, me Totenham që vazhdon të qëndrojë mes skuadrave kryesuese të Premier Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat