Moktar Cisse, sulmuesi nga Mali i federuar nga Tirana

Sporti

Moktar Cisse, sulmuesi nga Mali i federuar nga Tirana

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 18:01
Moktar Mohamed Cisse

Tirana përfshin në listën e të federuarve për sezonin e ri Moktar Mohamed Cisse, sulmuesin 23-vjecar nga Mali, i cili sezonin e kaluar është aktivizuar mes kuadrën e Atletik Kazablankës nëkampionatin maroken. Edhe pse ende nuk është vënë në urdhrat e Ilir Dajës besohet se Cisse është një lojtar cilësor, i cili kompleton fazën sulmuese të Tiranës. Gjithsesi për shkak të problemeve me dokumentacionin, prezantimi i tij me bardheblutë do të ndodhë në ditët në vijim. Pavarësisht dëshirës së stafit teknik për ta patur sa më shpejt në dispozicion, Moktar Cisse vështirë të përfshihet në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit me Teutën.

Vetëm gjatë muajit të fundit Tirana është përforcuar me 4 lojtarë afrikanë: Moise Nkounkou dhe Merveille Ndockyt nga Kongo, Romuald Ntsitsigui nga Gaboni dhe nigerianin Ifeanyi Edeh. Paraqitjet e tyre në ndeshjet miqësore para startit të kampionatit kanë qenë të kënaqshme, pavarësisht kohës së paktë që kanë patur në dispozicion për t’u ingranuar me skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat