Abrashi: Si u ndjeva kundër Pogba

Sporti

Abrashi: Si u ndjeva kundër Pogba

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 00:36
Abrashi

Amir Abrashi ishtë lojtari i vetëm i Frieburgut pjesëmarrës në Euro 2016, për këtë arsye mediat lokale në Gjermani gjetën rastin për të zhvilluar një intervistë me 26-vjecarin shqiptar, i cili iu desh t’u përgjigjjej pyetjeve rreth eksperiencës së Shqipërisë në turneun Francez.

“U akomoduam në një fshat të vogël në Bretanjë dhe për motive sigurie ishim shumë të izoluar, – tregon fillimit Abrashi. – Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel, në fushën e stërvitjes, ndërsa ndeshjet i shikonim në televizion. Fillimisht patëm një ndjesi të cuditshme, por me kalimin e kohës filluam t’i njihnim edhe forcat speciale që ishin angazhuar për sigurinë tonë. Prindërit e mi më treguan se kur u futën në stadium kontrollet nuk ishin kaq të rrepta.”

Por sa të vështirë e kishte Abrashi për të mbuluar emra të mëdhenj si Paul Pogba apo Antoinë Griezmann? Ishte dicka shumë interesante, vijon më tej 26-vjecari.  Sidomos kur mendon për shumta që janë paguar për blerjen e lojtarëve të këtij niveli. Pyet veten dhe mendon,. Vërtet janë kaq të mëdha diferencat mes nesh. Kur luajtëm kundër Francës, e kuptova që Griezmann ishte në fushë vetëm kur shënoi.

Më pas Abrashi zbuloi se kishte narrë fanellën e Dimitri Payet, ndërsa Griezmann kishte refuzuar pasi ia kishte kërkuar familja e tij. Të tjera momente pikante nga Europiani mesfushori kuqezi kujton pajisjen e të gjithë lojtarëve pjesëamarrës në Francë 2016 me pasaportë diplomatike, për faktin se me paraqitjet e tyre kishin bërë krenar një komb të tërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat