Kosova në olimpiadën e shahut

Sporti

Kosova në olimpiadën e shahut

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:04
Pamje nga një garë e shahut

Federata e shahut e Kosovës për herë të parë në historinë e saj pas pranimit të përkohshëm në Federatën Botërore të Shahut (FIDE), do të marrë pjesë në Olimpiadën e Shahut e cila do të mbahet në Baku të Azerbejxhanit prej 1 shtatorit e deri me 14 shtator. Kosova përfaqësohet me kta shahistë: Bedri Sadiku, mjeshtër ndërkombëtar, Përparim Makolli, mjeshtër kombëtar, Avni Ermeni, FIDE mjeshtër, Afrim Fejzullahu, FIDE mjeshtër dhe Nderim Saraçi, FIDE mjeshtër. Këtyre shahistëve do t’i bashkohet edhe Nysret Avdiu, kryetar i FSHK, Burhanudin Misini refer në Olimpiadë si dhe Naim Avdiu delegat i FSHK-së në Kongresin e FIDE-s i cili do të mbahet gjatë ditëve të garave në të cilën Kosova përfundimisht do të bëhet anëtare me të drejta të plota në FIDE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat