Oleg Kononov: S’kemi ardhur për turizëm, por për fitore

Sporti

Oleg Kononov: S’kemi ardhur për turizëm, por për fitore

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:26
Oleg Kononov

Krasnodari nuk ka ardhur për pushime në Shqipëri, por për të luajtur futboll dhe për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Leagues. Këto janë fjakët e trajnerit të skuadrës ruse Oleg Kononov për ndeshjen e Elbasan Arenës, kur pret një Partizan më agresiv dhe më të vendosur për të marrë një rezultat të mirë.

“Nuk mendoj absulutisht se e kemi siguruar kualifikimin. Partizani këtë radhë luan në shtëpi dhe do të jetë më i fortë fizikisht. Edhe në ndeshjen e parë bëri shumë presion dhe na vuri në vështirësi, por ne e zgjidhëm ndeshjen nëpërjet situatave të vecanta. Sigurisht që kemi ardhur për të fituar, por njëkohësisht kemi shumë respekt për kundërshtarin.”

50-vjecari pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion, por kurrsesi nuk pranon se do të hedhë në fushë skuadrën e dytë.

“Tek skuadra ime nuk ka lojtarë reservë. Të gjithë janë njësoj dhe do të bëjnë më të mirën për të marrë rezultatin që kërkojmë. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe për t’i kënaqur tifozët tanë.”

Nga radhët e Krasondarit për ndeshjen me Partizanin foli edhe mesfushori Dimitri Torbinski, i cili theksoi se pavarësisht rezultatit të thellë Partizani tregoi në ndeshjen e parë se ishte një kundërshtar i vështirë. Madje ai shtoi më tej se për shkak të energjive të shpenzuara me të kuqtëm Krasnodari humbi takimin e kampionatit me Spartakun e Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat