Porto deklason dhe eliminon Romën

Sporti

Porto deklason dhe eliminon Romën

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 23:05
Porto-Roma

Porto deklason dhe eliminon Romën

Roma është mundur në ‘Olimpico’ nga Porto 0:3 dhe kësisoj i ka thënë lamtumirë kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali ishte mbyllur 1:1 dhe në takimin e kthimit Roma hyri si favorit.

Mirëpo, sfida nisi mirë për portugezët të cilët në minutën e tetë kaluan në epërsi me golin e Almeida Felipes  që në minutën e tetë.

Në minutën e 41, italianët mbetën me dhjetë futbollistë pasi që Daniele De Rossi u ndëshkua me karton të kuq. Gjërat u vështirësuan edhe më shumë kur Emerson la fushën në të 50-tën, që gjithashtu mori të kuqin.

Me nëntë futbollistë në fushë Roma nuk pati forcë që t’i kundërvihej Portos dhe kështu pranoi edhe dy gola të tjerë, nga Miguel Layun (73’) dhe Jesus Corona (75’)

Kualifikimit iu gëzua edhe Besnik Hasi, i cili me skuadrën polake Legia Warsawa u kualifikua në fazën e grupeve, pasi barazoi 1:1 në shtëpi me irlandezët e Dundalk, por fitorja prej 2:0 në ndeshjen e parë i mundësoi kalimin tutje ekipit të Hasit.

Tutje u kualifikuan edhe skuadrat si, Celtic, Monaco, dhe Ludogorets.

Hapoel Beer Sheva – Celtic              2:0

Legia W. -  Dundalk                          1:1

Monaco – Villarreal                          1:0

Roma – Porto                                   0:3

Plzen – Ludogorets                           2:2 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat