Rënia e Lochte, kampionin e braktisin sponsorët

Sporti

Rënia e Lochte, kampionin e braktisin sponsorët

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:09
Ryan Lochte

Tashmë nuk ka më kthim prapa dhe pavarësisht ndjesës publike të notarit të famshëm amerikan Ryan Lochte humbet përfundimisht katër sponsorë shumë të rëndësishëm. Fillimisht ishin Speedo, firmë që merret me prodhimin e kostumeve të notit dhe kompania e modës Ralph Lauren, që hoqën dorë nga mbështetja e 32-vjecarit njujorkez, ndërsa tani konfirmohet gjithashtu edhe tërheqja e dy kompanive të tjera, si Syneron Candela që merret me produktet që shërbejnë për ruajtjen e lëkurës si dhe firmën e prodhimit të dyshekëve Airëeave. E gjitha kjo pas gënjeshtrës së tij famëkeqe se u grabit nga një polic, pas një nate të kaluar jashtë gjatë Olimpiadës së Rios. Lochte, fitues i 12 medaljeve në Lojërat Olimpike ka fituar miliona dollarë gjatë karrierës së tij, vetëm nga sponsorizimet e shumta. Drejtuesit e Speedo-s pa humbur kohë deklaruan se nuk mund të përkrahin sjellje që kundërshtojnë vlerat që kanë lartësuar ndër vite emrin e kompanisë së tyre. Notari i famshëm amerikan nga ana e tij rrëfeu se e respekton një vendim të tillë dhe falenderoi gjithashtu Speedo-n për mbështetjen e madhe. Duke folur në talk shoë-n amerikan “Today” Ryan Lochte pranoi fajin dhe shtoi se ka nxjerrë mësimet e duhura nga një gabim i tillë. Notari njujorkez cmoi Lojërat Olimpike, duke pranuar se Rio de Janeiro organizoi olimpiadën në mënyrë të përsosur, madje në fund Lochte shtoi se veprimi i tij i pamatur njollosi sadopak këtë event. Në krahun tjetër drejtuesit e Ralph Lauren, pasi hoqën disa nga pamjet e Lochte-t nga adresa e tyre elektronike shpjeguan se sponsorizimi i tyre për këtë notar vlente vetëm për këtë olimpiadë, sidoqoftë drejtuesit e Ralp Lauren dhe Airweave thanë që do të vazhdojnë të përkrahin financiarisht ekipin paralimpik amerikan në këto lojëra. Kontrata e Lochte-t me Speedo-n dhe përfitimet e notarit amerikan nuk bëhen të ditura, megjithatë 32-vjecari nga Rochester kishte plot një dekadë që bashkëpunonte me këtë kompani. Sipas përllogaritjeve të revistës së specializuar “Forbes” Ryan Lochte përfitoi nga Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër plot 2 milionë dollarë, nga kompani të tilla si Gillette, Nissan, AT & T dhe Gatorade. Performanca e tij në Rio nuk iu afrua aspak Olimpiadës së Londrës, pasi në Brazil Lochte konkurroi në vetëm dy disiplina, duke fituar medaljen e artë në stafetën 4 x 200 metra stil i lirë. Fitimet nga Olimpiada e Rios të notarit të famshëm amerikan i cili në Shtetet e Bashkuara ka patur edhe një reality shoë të vetin sipas Forbes vlerësohen nga 1 deri në 2 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat