Përjashtohen rusët

Sporti

Përjashtohen rusët

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:58
Flamuri rus

Rusia nuk do të garojë muajin e ardhshëm në Lojërat Paraolimpike në Rio, pasi humbi ankesën kundër dënimit të shqiptuar për përdorim të dopingut.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar dënimin nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC), ndaj të gjithë garuesve rusë. IPC e mori vendimin pas publikimit të lajmit rreth mbështetjes së shtetit për programin e dopingut të udhëhequr nga Rusia.

Lojërat Paraolimpike fillojnë më 7 shtator. Vendimi nga IPC për dënimin e komplet ekipit të Rusisë “ishte i përshtatshëm për rrethanat”, sipas panelit të CAS-it.

Po ashtu, thuhet se Komiteti Paralimpik i Rusisë nuk ka ofruar asnjë dëshmi për t’i mohuar faktet e paraqitura nga IPC.

Vendimi nga IPC është ndryshe nga ai i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IPC) që nuk e përjashtoi Rusinë nga Lojërat Olimpike në Rio.

IOC u kritikua për injorimin e rekomandimit nga Agjencia antipdoping (WADA) për ta dënuar Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat