Valencia çmend Arsenalin, ja çfarë çmimi i vë Mustafit

Sporti

Valencia çmend Arsenalin, ja çfarë çmimi i vë Mustafit

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 21:17
Shkodran Mustafi

Valencia nuk lëshon pe për Shkodran Mustafin, i cili kërkohet me ngulm nga Arsenali.

Skuadra angleze po përballet me probleme të shumta në fazën e mbrojtjes, pasi që Per Mertesacker dhe Gabriel Paulista janë të lënduar.

Kësisoj, Arsene Wenger e kërkon me çdo kusht Shkodran Mustafin, mirëpo Valencia, i ka vënë çmim prej 50 milionë funtesh atij, transmeton KosovaPress.

Sipas gazetës angleze ‘The Mirror’, kjo shifër e lartë mund ta largojë Arsenalin nga interesimi për Mustafin, pasi që klubi londinez e vlerëson lojtarin 25 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat