Inter, De Boer: Do të provojmë të fitojmë kampionatin

Sporti

Inter, De Boer: Do të provojmë të fitojmë kampionatin

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 20:44
Frank De Boer

Ndaj Chievos, Frank De Boer do të debutojë në stolin e Interit në një ndeshje të Serisë A. Sezoni i ri për skuadrën zikaltër nis me transfertën e Bentegodit. Trajneri holandez është gati, madje në konferencën për shtyp u shpreh shumë entuziast duke përcjellë optimzim te të gjithë tifozët e Interit.

” Jam shumë i emocionuar për debutimin ndaj Chievos.  Futbollistëve të mi u kërkoj vetëm të luajnë me zemër dhe të luftojnë për njëri-tjetrin. Dua që skuadra ime ti dominojë ndeshjet në shumicën e rasteve. Të gjithë në ekip jemi shumë entuziastë për fillimin e sezonit të ri. Nuk jam i shqetësuar për faktin se kam patur vetëm pak kohë për të punuar me skuadrën. Jam besimplotë se të gjithë lojtarët janë gati. Gjatë këtyre ditëve kam marrë informacionet e nevojshme për futbollistët që kam në dispozicion. Unë jam këtu për të fituar edhe pse nuk e di nëse dicka e tillë do të ndodhë që këtë sezon apo gjatë viteve në vazhdim”.

Këtë verë te Interi janë afruar lojtarë interesantë në merkato si Ever Banega, Antonio Candreva, Cristian Ansaldi e Caner Erkin. De Boer e bëri të qartë se për të patur një skuadër të kompletuar ka nevojë edhe për një mesfushor dhe ai me shumë gjasa do të jetë portugezi Joao Mario. Trajneri më pas foli edhe për objektivat e Interit në sezonin e ri.

” Mendoj se në mesfushë kemi nevojë edhe për një apo dy lojtarë. Ndoshta Joao Mario por edhe Sissoko mund të na shërbejnë. A mund të fitojë ky Inter kampionatin? Unë kam ardhur këtu për ti fituar të gjitha ndeshjet të shohim pastaj se cfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit. Unë personalisht dua të luftoj për titullin por me kalimin e javëve do të kuptohet realisht nëse kjo skuadër do të jetë e aftë të rivalizojë për vendin e parë, vendin e dytë apo vendin e tretë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat