Bolt, Phelps dhe legjendat e Olimpiadës

Sporti

Bolt, Phelps dhe legjendat e Olimpiadës

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 18:32
Phelps, Bolt

Tre medalje të arta në tre Olimpiada radhazi. Usain Bolt rishkruajti historinë e atletikës, duke u kandiduar me të drejtë përkrah legjendave të sportit, si Muhammad Ali dhe Pele.

Në historinë e Lojërave Olimpike është gjithmonë e vështirë të përzgjedhësh më të madhin, megjithatë po ju paraqesim dhjetë kampionët e shndërruar në legjendë në epoka të ndryshme.

Nga amerikani Jessie Oëens, atleti që përshtjelloi Adolf Hitler në Berlin 1936, duke fituar për herë të parë katër medalje të arta në garat e 100 dhe 200 metrave, në kërcim së gjati dhe stafetën 4×100 vetëm brenda një jave. Një sportist i shkëlqyer, me legjendën e tij që jeton edhe në ditët e sotme.

Nuk mund të mbetet jashtë Pelé, i cilësuar gjjërësisht futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Braziliani ndryshoi si askush tjetër historinë e futbollit, me një teknikë të jashtëzakonshme, e shpejtësi në mendim dhe ekzekutim.

Muhammad Ali është padyshim boksieri më i madh në histori. Ndoshta, absolutisht sportieri më i mirë, për atë që përfaqësonte edhe jashtë ringut. Refuzimi për të luftuar në Vietnam bëri që ta arrestonin dhe ti hiqnin titullin botëror, por kjo e ktheu në një mit.

Në listë është edhe Eddie Merckx, çiklisti belg që njihej me epitetin “kanibali”. I paimitueshëm në stilin e tij, fitoi gjithçka që mund të fitohej në harkun e dhjetë vjetëve.

Amerikani Mark Spitz është notari i parë i madh në histori dhe i pari që arriti të fitonte 7 medalje të arta në të njëjtin edicion të lojërave olimpike, duke vendosur rekorde botërore në të shtatë garat.

Një primat që ia rrëmbeu vetëm Michael Phelps. Pas Olimpiadës në Rio, amerikani hyri në legjendë si notari që ka fituar më tepër medalje në histori. 28 në total, nga të cilat 23 të arta.

Mes legjendave nuk mund të mungonte Michael Jordan, magjistari i basketbollit dhe lojtari më i kompletuar e më spektakolar në historinë e këtij sporti. Një ikonë e vërtetë e viteve ’80-’90.

Roger Federer është tenisti që ka fituar më së shumti në turne e Grand Slam dhe askush si zvicerani nuk ka rezistuar kaq gjatë në nivelet më të larta. Për 15 vite është renditur në dhjetë vendet e para të klasifikimit botëror.

Në atletikë një mit është edhe Carl Lewis, që me Paavo Nurmi mbante rekordin e 9 medaljeve të arta olimpike. Një nga tre sportistët e vetëm në histori, së bashku me Oerter në hedhje disku dhe Phelps, që kanë fituar katër medalje të arta në të njëjtën disiplinë për 4 Olimpiada radhazi.

I fundit në plejadën e të mëdhenjve është padyshim Usain Bolt. Në historinë e atletikës, askush si xhamajkani. Triumfi në garat e 100 dhe 200 metrave në tre Olimpiada radhazi do të mbetet sipas gjasave për shumë kohë pa u thyer. Përpos rezultateve, në pistë nuk ishte parë asnjëherë një atlet që dhuronte spektakël si Bolt. Thjesht madhështor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat