Çrrënjosen 80 bimë kanabis në Leshan të Suharekës

Kronikë e zezë

Çrrënjosen 80 bimë kanabis në Leshan të Suharekës

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 21:57
Ilustrim

80 bimë 2-3 metra të gjata që dyshohet të jenë kanabis sativa, janë gjetur në familjen e të dyshuarit me mbiemrin Kodra në Leshan të Suharekës, njofton Policia e Kosovës.

“Hetues policorë të sektorit kundër narkotikëve nga Prizreni të mbështetur edhe nga njësi tjera policore kanë kryer një bastisje në shtëpi dhe prona të një të dyshuari me mbiemër Kodra në Leshan të Suharekës në kërkim të bimëve narkotike. Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe çrrënjosur 80 bimë 2-3 metra të gjata që dyshohet të jenë kanabis sativa”, njofton policia.

 Po ashtu është sekuestruar edhe një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62mm  me një fishek.

Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat