Phelps: Të fitosh 22 medalje të arta Olimpike

Sporti

Phelps: Të fitosh 22 medalje të arta Olimpike

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 19:27
Michael Phelps

Michael Phelps, fitues deri më tani i 22 medaljeve të arta olimpike, 26 në total (ka edhe 2 argjendi e 2 bronzi) ka folur për herë të parë gjatë kësaj Olimpiade në lidhje me paraqitjen e tij. Ai shprehet se ka mbetur i kënaqur nga sa ka arritur në pishinë. “Të fitosh 22 medalje të arta Olimpike është diçka që nuk e ëndërron dot. Unë e bëra ëndrrën time realitet dhe po e mbyll karrierën time ashtu si dëshiroja. Në vitin 2012, pas Olimpiadës së Londrës, nuk e kisha imagjinuar këtë paraqitje në pishinë”, u shpreh Michael Phelps. Notari amerikan, në “Rio 2016” ka fituar 4 medalje të arta në katër gara, ndërkohë që pret edhe një medalje të fundit. Por sportisti legjëndë shpRehet se ndihet shumë i lodhur edhe për shkak të moshës (31 vjeç). “Kam punuar shumë për ta rritur deri këtu. Tashmë trupi im vuan shumë dhe e ndien lodhjen e muajve të fundit. Trupi im ka qenë gjithnjë aktiv kohët e fundit dhe këtë gjë kam bërë edhe këtu në Rio, për të qenë gjithnjë në lëvizje. Gjithsesi, karriera ime ka qenë fantastike dhe jam krenar për gjithçka kam arritur”, deklaroi nga Brazili notari amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat