Vdekja e turistit rus, ja çfarë thotë Avokati i Popullit

Shqipëria

Vdekja e turistit rus, ja çfarë thotë Avokati i Popullit

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 22:50
Ilgi Totozani

Avokati i Popullit, Ilgi Totozani ka reaguar lidhur me vdekjen e turistit rus në Himarë. Totozani u shpreh se ajo që ndodhi në Himarë është një tragjedi. Sipas tij, kërcënimi është i pranishëm edhe për turistët shqiptarë. Ai tha se duhet të zbatohet ligji për motorët e ujit, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

Totozani tha se autoritetet vendore duhet të vëzhgojnë motorët e ujit edhe pas dhënies së licencave. Avokati i Popullit theksoi se ligji në fjalë duhet vënë në zbatim në mënyrë urgjente.

Ilgi Totozani nënvizoi se lidhur me rastin e ndodhur, duhet që autoritetet të gjejnë autorin dhe ta vënë përpara përgjegjësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat