Të jemi shembull në Lojërat Olimpike

Sporti

Të jemi shembull në Lojërat Olimpike

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:13
Agim Tahiraj

Debate

Të gjithë po i presin me padurim Lojërat Olimpike  - ‘Rio 2016’. E kemi një arsye më shumë se çdo garë tjetër që u mbajt deri më tash. E kemi një arsye më shumë që të jemi të emocionuar si asnjëherë më parë, sepse për herë të parë me sportistët tanë me flamurin e shtetit të Kosovës do të zbarkojmë në Rio dhe për të garuar e luftuar për medalje. Janë ditët e veçanta, janë ditët që nuk harrohen, sepse vetë pjesëmarrja e sportistëve tanë do të thotë shumë. Udhëtojnë tetë ambasadorë tanë, tetë trima, tetë sportist të dëshmuar dhe gjasat i ka secili për një paraqitje të denjë veçmas xhudistet që të gjithë besojmë e shpresojmë se do të na sjellin medalje. Emocionet janë të të gjithë dhe secili shpreson në realizimin e ëndrrës së madhe, sjelljen e medaljes së parë shtetin tonë.  Një përshkrim që vështirë është të bëhet në tërësi, sepse emocionet po vlojnë të secili.  Çfarë të përshkruajmë për sportin e Kosovës, ku mund ta quajmë ditën më të lumtur dhe më e pritura vite pas vite. Është një ditë e madhe me plotë emocione dhe ndjehem të gjithë krenar që kemi sportist për olimpiadë.  Mrekulli? Të themi mrekulli është fjalë e madhe, por realisht xhudoja ka kampionen e botës, Majlinda Kelmendin, ka edhe Nora Gjakovën. Aty edhe presim medalje dhe shpresoj në Majlindën dhe në Norën, dy xhevahiret tona, dy sportiste me potencial botëror që shumë kush ia ka lakminë por edhe rivalet u tremben fortë. Ato mund të kthehen me medalje, e kush tjetër.  Andaj vet mrekullia është pjesëmarrja në Olimpiadë, kështu që dëshirojmë suksese të të gjithë sidomos edhe medalje. Shpresoj se sportistët tanë do të lënë një pasqyrë dhe kulturë sporti dhe të jenë shembull për të gjithë.  I treguam botës se sa të organizuar e të fuqishëm ishim më kombëtaren e Shqipërisë në futboll, tani t’i tregojmë edhe me sportet tjera sidomos si Kosovë, që për herë të parë përfaqësohet në një ngjarje të madhe. E para, të mbizotërojë disiplina, të jemi shembull dhe të arrijmë suksese, që sigurisht medaljen nëse e fitojmë do ta ngrisin në këmbë gjithë bota sportive veçmas mediumet ndërkombëtare, ku nuk do të rreshtin duke shkruar për ne.  Përveç xhudos në sportet tjera është paksa vështirë të kemi në ndonjë sukses të madh, por vet pjesëmarrja është fitore për ta.  Por në çfarë kushtesh kanë punuar të tjera sporte, si noti, atletika, çiklizmi e shenjëtaria, është vështirë të pritet diçka, megjithatë, shpresojmë në ndonjë mrekulli dhe rezultat sa më të mirë, që të na gëzojnë të gjithëve.

Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina e gjyqtar i boksit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat