Pesë sportistë të Kosovës sot nisen për në Rio

Sporti

Pesë sportistë të Kosovës sot nisen për në Rio

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 gusht 2016 Në ora: 12:18
Tetë sportistët e Kosovës për në Rio

Me 5 gusht fillojnë Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’ dhe përfundojnë me 21 gusht, ndërsa shteti i Kosovës për herë të parë në histori të saj përfaqësohet me tetë sportistë. Në orët e mbrëmjes do të udhëtojnë pesë sportistë për në Rio, Qëndrim Guri (çiklist), Rita Zeqiri e Lum Zhaveli (not), Musa Hajdari e Vijona Kryeziu (atletikë). Në delegacion është Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i këtij asociacioni Mehmet Bogujevci. Me 3 gusht do të udhëtojnë kampionia e dyfishtë e botës, Majlinda Kelmendi, ndryshe është kampione në fuqi e Evropës në xhudo, xhudistja Nora Gjakova, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian dhe shenjëtarja Urata Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat